Një nga mbështetësit më të mëdhenj, por Anaidi shpërthen papritur ndaj Gjestit: Nuk kishte brekë

Kur menduam se nuk do ketë drama të reja, një sapo doli në sipërfaqe. Anaid Kaloti, fitues i ”Big Brother Albania 6” ka reaguar fuqishëm kundër Gjestit. Ai ka postuar një episod nga një performancë në një klub nate, ku Gjesti zbret dhe përqafon një vajzë me aftësi të kufizuara nga audienca. Poshtë saj, ai ka shkruar: “’S’ka marketing të keq’, por mund të zgjidhet një marketing më i mirë sepse nuk shet më ”gjynahu” shet suksesi, entertainment, luksi, dashuria. Leksione pa pagesë për kreativë në mungesë”.
Anaidi ka shprehur publikisht mbështetje të madhe ndaj Gjestit kur ai ishte brenda shtëpisë së BBVA reagimet kanë vërshuar ndaj tij. Kështu, Anaidi zgjodhi të bëjë një sqarim të mëtejshëm, duke zbuluar disa detaje për raportin mes tij dhe Gjestit: ”Kam kontribuar më shumë se kushdo që ka Kingi afër për fitoren e tij (social media, Top, influencë online etj., etj., që s’jua them dot këtu). Këtë mund ta provojë stafi i ‘Kingit’. Deri te rrobat e finales që ka veshur Kingi dhe babai i Kingit dhe br*kët ia kam dërguar Kingit në shtëpi kur s’ka pasur të vishte e bërtiste nga kamerat: ”Më sillni rroba se s’kam”.
Më tej, Anaidi tregoi se për mbështetjen që ka treguar ndaj Gjestit, nuk ka marrë as edhe një falenderim deri më sot: ”I gjeta duke ngrënë duhan, i çova ku s’kishin për të hipur kurrë! Për sqarim, besprem s’jam unë. ‘S’kam për të ta harruar kurrë’ më tha Kingi kur doli! Asnjë telefonatë s’më ka bërë akoma për të më thënë ‘faleminderit vëlla se ke bërë maksimumin pa më njohur fare”.
Për më tepër, Anaidi shtoi se të njëjtën mbështetje kishte siguruar edhe për menaxherin e Gjestit, të cilin tha se e kishte mbajtur pranë për 2 muaj qëndrimi në Tiranë: ”Menaxheri i Kingit ka qëndruar me mua 2 muaj në Tiranë, merreni pyeteni për ato dy muajt që ka qëndruar me Anaidin a e kam lënë të fusë ndonjëherë dorë në xhep. A e kam këshilluar ndonjëherë për keq, a i kam bërë ndonjë gjë mbrapa shpine”.