Një nga serialet më të ndjekur të momentit, premierë në Tring

Përfundon seriali “Lovebird Trumcaku” me personazhe kryesore çiftin e famshëm Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen. Historia e Kamranit dhe Feridesë, bazuar në novelen e Reshat Nuri Gyntekin të vitit 1922, që po ashtu është nisur nga libri “Autobiografia e nje vajze turke” nga Sir Wyndham Deedes. Një dashuri që kalon vështirësi, thuajse e pamundur, pasi secili prej tyre nuk shfaq hapur ndjenjat. Ndrydhja e emocioneve, fjalët e rezervuara çuan në vendime që i largonin edhe më shumë. Por dashuritë e vërteta, dashuritë e mëdha, jo rrallë, gjejnë rrugën për të mbijetuar dhe lulëzuar. Pavarësisht pasigurive, të shtrira gjatë në kohe, feride dhe Kamran, i falën zemrat njëri-tjetrit. Nëse e keni ndjekur “Lovebird – Trumcaku” testoni veten se sa mirë e njihni këtë seriale duke klikuar këtu! Pas kësaj historie, në Tring, do të keni mundësi të ndiqni një tjetër serial shumë të suksesshëm, të vitit 2017, «Zonja Fazilet dhe të bijat». Aktualisht ky serial po xhirohet dhe transmetohet në Turqi dhe renditet në një prej serialeve më të ndjekur të momentit. Një grua e cila nuk pranon që jeta e saj të vendoset në kushte të vështira ekonomike. Me dy vajza, me karaktere të ndryshëm nga njera-tjetra, zonja Fazilet sfidon fatin, për të vendosur vetë, sipas kushteve te saj, sesi do të vijojë jeta e tyre. Nga data 28 dhjetor çdo të enjte ora 21:00 në Jolly HD.

SHKARKO APP