Një trup i mbushur me tatuazhe, Conor McGregor tregon kuptimin e tyre (FOTO)

Fama e Conor McGregor kalon kufijtë e botës së arteve të përziera marciale. Për këtë arsye, njerëzit janë të interesuar për detaje të shumta nga jeta dhe karriera e tij. Një veçori e yllit irlandez janë edhe tatuazhet e shumta që i ka të vizatuara në trupin e tij.

Gjoksi

Në gjoksin e tij, McGregor ka të vizatuar një gorillë që mban një kurorë dhe duke ngrënë një zemër. “Logoja e palestrës sime është gorilla. Nuk është ajo gorilla specifike, por është një gorillë. Prandaj doja diçka që të më lidhte me atë pjesë. Ndihem sikur jam mbreti gorilla, prandaj e kam marrë kurorën dhe e kam bërë të hajë një zemër. Më dukej në rregull”, ka shpjeguar Conor.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Barku

Irlandezi ka imazhin e një tigri në barkun e tij. Në të kaluarën, ai e ka përshkruar tigrin si një kafshë të guximshme. Njëherësh, ai e ka të shkruar edhe emrin e tij me shkronja të mëdha ‘NOTORIOUS’ mbi tatuazhin e tigrit dhe nofkën ‘MCGREGOR’ nën të.

 

 

 

Parakrahu

Në parakrahun e majtë, ylli i UFC-së ka një tufë trëndafili me një thikë në mes. Po ashtu, ndodhet edhe një orë xhepi që tregon orën ‘3.35pm’, por nuk dihet nëse simbolizon diçka. Përmbi tatuazhin e trëndafilit janë fjalët “slow is smooth, smooth is fast” (e ngadalta është e butë, e buta është e shpejtë), që është një moto e përdorur shpesh nga njësitë speciale ushtarake. Në pjesën e pasme të parakrahut të Conor ndodhet tatuazhi i një zotërie që mban një kapelë.

 

 

 

 

Qafa dhe shpina

McGregor ka tatuazhin e një kryqi me krahë në qafën e tij. Megjithatë, ylli nga Dublini nuk është person religjioz. Ai po ashtu ka një spirale me gjemba në shpinën e tij që lidhen në tatuazhin e kryqit.

 

 

 

 

Këmba

31-vjeçari ka një shkrim arabik në pjesën e pasme të këmbës së majtë që shkon drejt thembrës. Por, ai nuk e ka idenë se çfarë kuptimi ka. Conor ka thënë se e kishte bërë këtë tatuazh i dehur dhe nuk e di se çfarë simbolizon. “Ka qenë i pari, kur kam qenë i dehur. E kam bërë në Ayia Napa (Qipro) për 20 euro. Mund të ketë çfarëdo kuptimi”, ka shpjeguar McGregor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?