“Një vajzë shqiptare në Shqipëri”, Dua Lipa po shijon pushimet në jug

Ashtu si verën e kaluar, Dua Lipa po kalon disa ditë pushimi në Shqipëri, në jug të vendit. Ajo është mjaft akive në rrjetet sociale, teksa ndan momente që po kalon me familjen dhe shoqërinë.

“Një vajzë shqiptare në Shqipëri”, shkruan Lipa në postimin e fundit në Instagram. Këngëtarja do të marrë pjesë javën e ardhshme në Sunny Hill Festival, që këtë vit u nda mes Prishtinës dhe Tiranës.

Pas një sezoni të suksesshëm me 74 koncerte në vende të ndryshme të botës ylli i muzikës ka njoftuar se do të vijojë turin në shtator, në Amerikën e Jugut.

“Një vajzë shqiptare në Shqipëri”, Dua Lipa po shijon pushimet në jug

SHKARKO APP