Një vit pa Mbretëreshën Elizabeth. Si e ka përballuar familja mbretërore humbjen e saj
Sot është plot një vit që nga ndarja nga jeta e Mbretëreshës Elizabeth.
Po si i është përshtatur familja mbretërore jetës dhe detyrave pa të?
Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla ruajtën traditën e Elizabeth duke e kaluar verën e fundit në Kështjellën Balmoral në Skoci, ku mbretëresha Elizabeth kaloi javët e saj të fundit dhe vdiq vitin e kaluar. William dhe Kate kanë shkuar shpesh atje gjithashtu.
Ish-punonjësi i pallatit mbretëror thotë për PEOPLE se sa herë që kthehen atje, anëtarët e familjes mbretërore ndjejnë hidhërim të thellë. “Kur [familja mbretërore] hyjnë në dhomën e saj, jam i sigurt se ata presin që Mbretëresha të jetë atje. Balmoral ishte vendi i saj i preferuar dhe ata reflektojnë për humbjen e saj sa herë që janë atje”.
Mbretëresha Elizabeth ishte për 70 vite në krye të mbretërisë së saj dhe mungesa sot ndihet sidomos nga familjarët. Brezat e rinj, Charles, ëilliam nuk e kanë edhe aq të lehtë të mbajnë në këmbë të bashkuar mbretërinë.
“Kjo do të jetë një sfidë”, thotë Robert Hardman, biograf mbretëror dhe autor i ‘Queen of Our Times’.
Për më tepër, përçarjet brenda familjes erdhën që kur Princi Harry dhe Meghan Markle u tërhoqën nga rolet e tyre mbretërore në vitin 2020.
Pavarësisht përçarjes së vazhdueshme midis Dukës dhe Dukeshës së Sussex dhe pjesës tjetër të familjes mbretërore, Mbreti Charles mori fronin. Ndërsa ruan shumë tradita, ai gjithashtu ka vendosur të mbajë një qasje më pak formale ndaj angazhimeve sesa nëna e tij e ndjerë.
“Aftësia e tij për t’u angazhuar me të gjithë është një plus i vërtetë. Ka dëshmuar se ai është njeriu i duhur për momentin e duhur”, thotë autorja e familjes mbretërore Ingrid Seward.
Një burim i pallatit shton: “Ai është gjithmonë shumë i ngrohtë me njerëzit dhe është kurioz për jetën e tyre”.
Princi dhe Princesha e Uellsit gjithashtu kanë nxitur të promovojnë kauzat e tyre kryesore, duke balancuar gjithashtu jetën si prindër të Princit George, Princeshës Charlotte dhe Princit Louis.
“Princi ishte tepër i afërt me gjyshen e tij”, vazhdon burimi. “Ajo ishte një pjesë e rëndësishme e jetës së tij dhe një mbështetëse e vërtetë e punës së tij dhe jam i sigurt se atij dhe princeshës i mungon prania e saj.”
Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla do ta kalojnë përvjetorin e parë të vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth në Balmoral, në Skoci. Do të qëndrojnë në heshtje dhe privatësi. Ashtu si mbretëresha e ndjerë nderonte babanë e saj Mbretin George, në 1-vjetorin e humbjes së tij.
Ndërkohë, Princi William dhe Princesha Kate pritet të udhëheqin homazhet publike për Mbretëreshën Elizabeth.
Traditat që do të vazhdojnë me kambanat dhe gjuajtjet me armë.