“Njerëz të çmendur”, modelja shqiptare i nxjerr bojën fansit publikisht (FOTO)
Përveçse me komplimentet, të famshmit janë mësuar tashmë dhe me arrogancën e fansave dhe nuk u bën më përshtypje.
Madje kohët e fundit është bërë modë publikimi i mesazheve të fansave, aq më tepër kur ata ofendojnë.
Një rast i tillë i ka ndodhur edhe modeles së famshme Emina Cunmulajt.
Ajo ka publikuar në rrjetet sociale mesazhet e të njëjtit fans, i cili njëherë e ofendon me fjalë shumë të rënda dhe më pas e komplimenton për thjeshtësinë e saj.
“Hahaha, jam shumë konfuze, njëherë më shan pastaj më komplimenton, betohem se disa njerëz janë të çmendur,”- shkruan modelja krahas fotos së publikuar.