Njerëzit kritikojnë Fifin pas pamjeve të koncertit (FOTO)

Me rastin e festës së Pavarësisë së Kosovës, ditën e djeshme (17 shkurt) këngëtarja Fifi mbajti një koncert në qytetin e Ferizajt, së bashku me Young Zerkën. Pas publikimit të pamjeve në rrjete sociale, përpos ndjekësve që e komplimentojnë për atmosferën e krijuar, të shumtë janë njerëzit që kritikojnë këngëtaren për “mungesën e përgjegjësisë”.

“Ku janë Policia e Kosovës dhe gazetat që po thonë ‘virusi, virusi’?” pyet dikush. “Faji është i atyre që kanë organizuar eventin dhe i yti që këndon dhe i publikon të tilla gjëra! Dhe përgjigjesh dhe pa të keq me ‘e kam djeg virusin sonte’,” shton një tjetër.

“Nuk e di se çfarë ju kushton të kini pak përgjegjësi si popull. Nuk po kalojmë kohë të këndshme. Me qindra njerëz janë duke vdekur nëpër botë dhe në Kosovë. Të gjithë duam të dalim dhe të kënaqemi, por shëndeti i njerëzve përballë të gjithave”.

SHKARKO APP