Njihuni me djalin që bën 200 selfie në ditë
Junaid Ahmed ka 50,000 ndjekës në Instagram dhe e pranon se është i varur nga “selfit”. 22 vjeçari i bën vetes afërsisht 200 shkrepje në ditë. Ai zgjedh me kujdes kohën kur do postojë një foto në rrjetin social në mënyrë që të marrë sa më shumë pëlqime dhe nëse merr më pak se 600 të tilla, atëherë ai e fshin foton.
“Kur postoj një foto, në minutën e parë ose të dytë do marr 100 pëlqime dhe këtë gjë e dashuroj, telefoni im çmendet dhe kjo është e mrekullueshme”
Një studim së fundit tregon se fiksimi pas “selfëve” është një gjendje dhe quhet “Selfitis”. Nevoja për të bërë selfie dhe për t’i hedhur më pas në rrjetet sociale më shumë se 6 herë në ditë tregon për një “selfitis” kronik, sipas kërkimeve të Universitetit Nottingham Trent shkollës së menaxhimit Thiagarajar në Indi.
Junaid e pranon se selfiet e tij të shpeshta mund të shkaktojnë edhe fërkime me njerëzit që do.
“Ata thonë :A mund të hash një vakt, pa bërë një foto? ”
“Dhe unë i përgjigjem :Jo, nuk u bëra gati për 3 orë pa arsye. Pse të mos e bëj një foto?”
Junaid thotë se komentet negative mbi fotografitë e tij nuk i pëlqejnë, por e pranon se i jep efekte fytyrës, pasi me një presion të tillë, ai duhet të ketë një farë paraqitjeje.
“Vite më parë unë nuk kisha këtë pamje. Isha më natyral, por tani me obsesionin për rrjetet sociale, dua ta kuroj pak veten”
“Kam bërë shumë ndërhyrje si p.sh. kam mbushur mollëzat, kontur në sy, kam fryrë buzët, tatuazh tek vetullat, botox nën sy, etj”
Junaid, nga Essex i Anglisë, thotë se e di se sa negative mund të jenë rrjetet sociale, por nuk e merr shumë seriozisht
“Çfarë sheh në rrjetet sociale nuk është e vërtetë”-thotë ai
“Rrjetet sociale janë zbavitëse në një farë mënyre, por mos e lër të të ndërhyjë në jetën tënde sepe aspiratat e tua për të qenë dikush tjetër në Instagram…..nuk ia vlen”