Njihuni me gazetarin karizmatik të kronikës së zezë që u fut në “Big Brother VIP”

I fshehur mes publikut në studion e “Big Brother VIP”, Elvis Myrtaj u prezantua si banori më i ri i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Elvisi ka lindur në Elbasan më 16.08.1986 dhe është gazetar i kronikës së zezë në televizionin “Fax News”. Ai është bërë viral për disa lapsuse gjatë raportimeve, teksa tha se tashmë është koha që t’i futet dhe botës së “show biz”-it.

As sonte gjatë prezantimit, Elvisi nuk ka lënë pa humor spektatorët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket banorëve që tashmë kanë hyrë, ai tha se i trembet Meri Shehut, teksa me Rike Koçin do të flirtojë, pasi ai shpreson që të gjejë dhe dashurinë në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, ai tha se nuk ka lajmëruar askënd nga puna që po hyn në BBVIP, duke u kërkuar falje. Ai kishte dhe porosi për opinionistët, teksa tha: “Ti Arbër je limotoz po më shave… ndërsa ti Ori, më shaj, thuaj çfarë të duash“.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?