Noizy lirohet pasi pagoi gjobën

Reperi i njohur shqiptar, Rigers Rajku, i njohur nga të gjithë si Noizy, ka lënë qelinë e burgut në Kosovë.

Paraprakisht mësohet se reperi shqiptar është lënë i lirë pasi ka paguar një gjobë.

Gazeta Express informon se Noizy u la i lirë sot, pasi u shoqërua në komisariat mbrëmjen e të mërkurës nga policia kosovare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ishte ndaluar mbrëmjen e djeshme në pikën kufitare të Vermicës, ndërsa policia e Kosovës tha se ndalimi i reperit shqiptar ishte bërë në koordinim me institucionet përkatës po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Ndaj tij ka  qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale”,-ka thënë zëdhënësja e rajonit të Prishtinës.

Kujtojmë se Noizy ishte kthyer ditën e djeshme nga Zvicra pasi kishte qëndruar disa ditë atje me disa miqtë të tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?