Noizy paralajmëron “çmendurinë” e radhës
Noizy është padyshim një ndër reperët më të suksesshëm në estradën shqiptare. Prej kohësh në treg, Noizy vazhdon të mbetet një ndër emrat më të kërkuar. Ndonëse kjo periudhë ka qenë mjaft e vështirë për artistët për shkak të pandemisë, Noizy ka qenë shumë aktiv me projekte muzikore.
Kënga më e fundit mban titullin “1 herë e mirë” publikuar një muaj më parë që përveç suksesit, u komentua gjerë e gjatë për diss-in ndaj artistëve, mes të cilave dhe Big Kik. Mirëpo, reperi u shpreh se nuk i drejtohet reperëve specifikë, por në fakt është një këngë që liston fakte.
Ndërkohë, duket se reperi nuk ka ndërmend të ndalet pas ai ka zbuluar një tjetër surprizë të madhe për fansat. Përmes një postimi që ka bërë pak orë më parë në Instastory, Noizy ka zbuluar se po punon për një album të ri, që premton se do të bëjë namin. “Albumi i ri do të jetë një çmenduri”, ka shkruar ai. /abcnews.al