Noizy së shpejti me album të ri

Javët e fundit, reperi Noizy ka qenë prezent në Durrës dhe Thumanë për t’iu gjendur nga afër të prekurve nga dy tërmetet e tmerrshme që goditën vendin.

Artisti shqiptar ka publikuar imazhe nga aksionet humanitare që ka ndërmarrë gjatë këtyre ditëve, duke iu ofruar njerëzve strehim, ushqim e më së shumti përkrahje morale.

Përderisa vendi është më i qetë këto ditë, 33-vjeçari i është kthyer projekteve dhe albumit të tij, për të cilin siç e njofton prezantohet së shpejti para publikut.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.instagram.com/p/B5W_JAXJCHj/

Swiss Digital Mobile Reklama

“Albumi fillimisht do të jetë në Spotify dhe më pas në YouTube & gjitha platformat digjitale, iTunes, Apple Music, Deezer. Albumi është shtyrë për shkak të tërmetit por tani jemi gati. 15 këngë”, ka shkruar Rigels Rajku në postimin e ndarë me ndjekësit në Instagram.

“Këto ditë vjen edhe data e saktë e lansimit, epoka e OTR, bashkëpunime Lil Korri & Varrosi”, shkruan poshtë postimit të tij reperi, ndërsa në ditët në vijim do mësoni detaje të tjera rreth këtij albumi.

https://www.instagram.com/p/B57pQG3JxQU/

“Anny little thing” në bashkëpunim me Term & Rvchet x Ay Em dhe “Colpo Grosso” me SNIK, CAPO PLAZA e GUÈ PEQUENO janë dy projektet e fundit të publikuara nga Noizy.

Përveç se përfshihen 15 këngë në albumin e ri, reperi nuk ka dhënë detaje më të hollësishme për fansat, duke lëngë gjithçka befasi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?