FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Noizy shfaqet sërish në shoqëri të Jori Dellit

Reperi shqiptar, Noizy arrin të tërheq vëmendje me pothuajse secilin postim që bën në rrjetet sociale.

Edhe së fundmi, rap-artisti nga Shqipëria nxiti fansat kur ai u pa në shoqëri të modeles dhe ish-banores së Big Brother VIP Albania, Jori Delli.

Dyshja postuan nga i njëjti lokacion dhe më pas reperi publikoi një foto të Jorit në InstaStory, ku ajo shihej në një jaht e veshur me bikini të bardha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, Noizy dhe Jori janë shoqëruar sërish me njëri-tjetrin dhe këtë herë duke realizuar një sfidë në platformën TikTok me një prej këngëve të fundit të reperit “16 Bars” që e solli në bashkëpunim me MC Kreshën dhe Varrosin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me shkëputjen e pjesë së Noizyt, video më pas u publikua në llogarin e Jorit në TikTok që brenda pak orëve ‘shpërthej’ me numrin e klikimeve dhe komenteve.

Ndërkohë, tashmë po aludohet se Jori mund të jetë protagoniste në një nga videoklipet e reja të Noizyt.

Theksojmë që Jori qëndroi për disa javë në shtëpinë e famshme të BBVA dhe përveç me fizikun joshës mori vëmendje edhe për karakterin pozitiv që transmetonte.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?