”Noma” dhe Labinot Tahiri mobilizohen për Herën, mblidhen mbi 10 mijë euro për trajtimin e 11-vjeçares
Restoranti Noma dhe stafi i tij janë solidarizuar me 11-vjeçaren Hera, e cila ndodhet në Turqi duke marrë trajtim të specializuar pas një aksidenti të rëndë me karting në Kosovë.
Noma ka mbledhur sot 500 euro për Herën, duke iu bashkuar kështu thirrjes për ndihmë për mbulimin e shpenzimeve të operacionit dhe trajtimit të saj. Ndërkohë, këngëtari Labinot Tahiri ka mbledhur në pak çaste shfirën prej 10 mijë euro për Herën, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në këtë moment të vështirë për vajzën dhe familjen e saj.
Familjes së Herës i nevojiten rreth 90 mijë euro për trajtimin mjekësor, ndërsa 11-vjeçarja pritet të qëndrojë rreth 56 ditë në Turqi. Shembulli i Nomas dhe kontributi i Labinot Tahirit shoqërohen me një apel për restorantet dhe kafiteritë e tjera që të mobilizohen dhe të kontribuojnë për Herën.
“Uroj që të gjithë kafiteritë dhe restorantet të mobilizohen sot dhe t’ia mbledhim paratë Herës”. Çdo kontribut, sado i vogël, mund të jetë një ndihmë e madhe për 11-vjeçaren dhe familjen e saj.
Linku për të ndihmuar!
KOHA JONË SONDAZH

