Nominim i fortë si kurrë më parë, por Luizi flet i bindur: Sot del Olta

Që në nisje të Prime, moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani tha se tre të nominuarit do të shkojnë në studio dhe nga aty do të merret vesh se kush do lërë garën. Një gjë e tillë po ndodh për herë të parë në “Big Brother VIP 2” dhe do shohim se si do e presin banorët këtë gjë.

Kush del sonte, ishte pyetja që Arbana iu bëri, por banorët i kursyen komentet duke mos thënë emrin e asnjërit prej banorëve që janë në nominim, Armaldo Kllogjeri, Olta Gixhari dhe Krist Aliaj.

I vetmi person që u përgjigj është Luiz Ejlli, i cili tha se del “Olta dhe pikë”. “Edhe kur i pyes banorët tek e tek thonë që Armaldos do ia ndjejnë mungesën më shumë. Mes Oltës dhe Armaldos do ia ndjejnë mungesën më shumë atij. Kristi është e vdekme se nuk del”, tha këngëtari.

SHKARKO APP