Nominimi me Kiarën, Olta i kërkon Luizit një nder: Nëse dal të shtunën nga shtëpia
Nga përballja ”kokë më kokë”, Olta ose Kiara do të largohet përfundimisht nga shtëpia e “Big Brother VIP” të shtunën. Aktorja i kërkoi Luizit që nëse del, ta shprehë me shumë sinqeritet mendimin që ka për të.
Nga ana e tij, Luizi i tha se do ta bëjë, madje ai i premtoi se nuk do lejojë askënd të shtrihet te krevati i saj.
Në qoftë se publiku vendos që ajo të largohet nga shtëpia, edhe nëse ka biletë kthimi, aktorja ka deklaruar se nuk do të kthehet më. Ajo shtoi se e ka menduar këtë gjë, pasi e ka marrë malli për bashkëshortin dhe djalin e saj.