Nora dhe Roberti, s’janë më bashkë?

Prej kohësh po flitet për një krizë të mundshme mes çiftit Robert Berisha- Nora Istrefi. Çfarë duket se i ka hedhur më shumë benzinë zjarrit është fakti që të dyja palët nuk kanë nguruar të flasin rreth çështjes në fjalë duke e konsideruar si diçka normale (ashtu është vërtet), që edhe ndodh mes dy partnerëve. Kështu, njerëzit kanë nisur të aludojnë se çifti po përgatit terren për të dhënë lajmin e hidhur.

“Panorama Plus” raporton se “sipas miqve të tyre, ata po japin aq shumë deklarata motivuese për divorcin, sa nuk është çudi që tashme të ketë ndodhur vërtet“.

Ju kujtojmë se në një intervistë për emisionin “Gjesi”, i pyetur rreth këtyre thashethemeve, Berisha tha:

“Nëse ka diçka të vërtetë, shumë shpejt merret vesh. Edhe është diçka normale, edhe nëse është e vërtetë. Është shumë gjë normale.”

Nora nga ana tjetër, në emisionin “Xing me Ermalin” tha:

“Unë i respektoj shumë gazetarët dhe i kam kolegë mirëpo kur është një lidhje e gjatë, një martesë e gjatë, patjetër që ka ulje- ngritjet e veta. Ne kemi 14 vite bashkë kështu që as lidhja jonë nuk ka qenë imune, por ne vazhdojmë të jemi prindër, bashkëshortë. Të ardhmen nuk mund ta parashikojmë”.

ndërkohë që së fundmi, këngëtarja u shpreh edhe për “Mirage”:

“Njerëzit ndonjëherë edhe keqkuptohen. Ne vazhdojmë të jemi të dashuruar, të jemi prindër; vazhdojmë të jemi bashkë dhe të lumtur”

Sipas burimeve të afërta me çiftin, ata e kanë diskutuar aq shumë ndarjen sa janë shumë të përgatitur shpirtërisht për të jetuar të ndarë.

Partnerët janë prindër të një vogëlusheje, Renee- s.

SHKARKO APP