“Nuk doja të dorëzohesha”, Kim Kardashian flet për rastin e gjyshes së famshme

Kim Kardashian dhe gjyshja e famshme Alice Marie Johnson janë takuar për herë të parë duke dhënë një intervistë pas lirimit që dha presidenti Donald Trump për të.

Të dyja folën për “Today show” ku diskutuan cështjen e Alice dhe zbuluan si i ndryshoi jetën kjo histori.

“U kthye në një mision për të cilin nuk doja të dorëzohesha”, tha Kim Kardashian West.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ylli i reality shoë zbuloi rastin e 63-vjeçares që ishte gjykuar me burgim të përjetshëm pasi u kap me drogë. Ndërhyrja e Kim Kardashian me Donald Trump bëri që ti falej gjykimi dhe të lirohej.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë Alice që nuk e dinte cfarë po ndodhte jashtë tha se falenderimi për Kim nuk do të ishte kurrë i mjaftueshëm, si dhe foli për planet e ardhshme.

“Duhet t’ia dilja mbanë për familjen time. Kam në plan të flas për këtë cështje. Jeta ime është e ndërthurur me ata që kanë mbetur pas”, tha ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?