”Nuk e meritonte fitoren”, Mateo tërhiqet nga deklarata për Selin. Fituesja: Më vjen keq që e dëgjoj këtë tani

Mateo dhe Selin janë ballafaquar mbrëmjen e sotme në ”Post-Big Brother VIP”. I pyetur nga moderatori Ledion Liço nëse Selin e meritonte fitoren, Mateo u shpreh: “Për mendimin tim nuk e ka merituar, se e vetmja lojë e Selin ka qenë loja e krevatit me Mirin.” Nga ana tjetër, Selin u tregua e zhgënjyer nga kjo situatë, duke i rikujtuar banorit se, kur ishin ende në shtëpinë, ishte shprehur ndryshe.

Mateo: Për mendimin tim nuk e ka merituar, se e vetmja lojë e Selin ka qenë loja e krevatit me Mirin, edhe më pas debate me Rogertin, edhe Selin viktimizohej, edhe kjo ka qenë loja e saj, edhe më pas që bënte muhabet me Rogertin.

Selin: Më vjen keq që e dëgjoj nga Mateo këtë, se brenda në shtëpi ka thënë që, nëse nuk e fitoj unë, ta fitojë Selin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Monika: Cila ishte loja jote, Mateo?

Swiss Digital Mobile Reklama

Mateo: Unë kam pasur debate me shumë nga të gjithë banorët, kam pasur debate e sulme nga të gjithë, çfarë quan ti lojë, Monika?

Monika: Loja jote ka qenë në kurriz të Brikenës dhe, me hyrjen tënde, Brikena ka humbur rrjedhën e lojës së saj, ka filluar të kërkonte dilemat e veta, edhe ti dole nën ujë me shpatullat e Brikenës.

Brikena: Unë mendoj se, nga fundi, unë jam fokusuar te raporti i Mateos, edhe unë kam pasur qejf që të fitojë Mateo, por edhe Selin e ka merituar për sulmet edhe ofendimet që ka bërë.

Monika: Mos thua që Selin Bollati nuk ka bërë lojë në këtë Big Brother.

Mateo: Unë nuk thashë që s’ka bërë lojë.

Selin: Unë nuk jam bërë pishman për asgjë, e vërteta është që unë jam shumë krenare për qasjen që kam bërë në atë shtëpi edhe për argumentet që unë kam bërë.

Rogerti: Ke thënë që do doja të fshija krevatin.

Edisa: Po, patjetër që po, unë e kam thënë që në podin e finales do ishte Miri, Selin, edhe unë kam thënë, për shijet e mia, doja ta fitonte Miri.

Rogerti: Ti çfarë nuk ke thënë për të.

Edisa: O Rogert, ka bërë lojë.

Selin: Njeri i paedukuar ke qenë.

Rogerti: Thuaja, moj, që e ka merituar Miri.

Edisa: Kanë qenë të dy të rëndësishëm në këtë BB.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?