“Nuk është virusi që do na shkaktojë më shumë probleme”, Meri: Çfarë ndodh pas datës 13 Maj
Astrologia Meri Shehu parashikon që deri në fund të muajit Maj do të marrim vesh shumë të vërteta, mes të tjerash edhe të vërtetën për virusin korona që ka shkaktuar pandemi globale.
Pyetje: Çfarë ndodh pas datës 13 Maj, sepse sot me Merin jemi pikërisht për këtë. Data 13 Maj, çfarë do të ndodhë pas kësaj date?
Meri Shehu: Pas kësaj date fillon numërimi mbrapsht dhe e vërteta fillon e del ashtu siç është, reale. Tashmë nuk ka më të vërteta të zbukuruara dhe të fshehura. Në këtë periudhë, deri në fund të Majit do të marrim vesh të vërtetën për virusin, të vërtetën për jetën tonë, çfarë duam, çfarë nuk duam. Të vërtetën për marrëdhënien ekzistuese.
Pyetje: Si mendon ti për virusin, si do të jetë ecuria e tij? Thuhet që në verë do të jetë më pak i dallueshëm, më i lehtë.
Meri Shehu: Do të jetë pak më i fshehur do të thosha, më i zbutur.
Pyetje: Ndërkohë çfarë do të ndodhë në vjeshtë sipas parashikimit të yjeve?
Meri Shehu: Tani unë kam dëshirën e madhe ose edhe parandjenjën që nuk do të jetë primare, nuk do të jetë virusi gjëja më e rëndësishme që do të na shkaktojë probleme. Ishte katalizator i hapjes së problemeve, virusi ishte aq, sa hodhi bombën dhe iku. Mendoj se do të iki në një farë mënyrë, ose nuk do të na shqetësojë aq shumë. Pasojat që mund të mos jetë vetëm çështja ekonomike, ose do dalë një gjë tjetër, që mund të mos jetë virus, por një sforcim marrëdhëniesh ndërshtetërore që mund të na komplikojë. Mendoj që virusi nuk do të jetë kaq dominant.
/tvklan.al