“Nuk i lë njerëzit të më keqtrajtojnë”, Arjola Demiri mesazh të fuqishëm për gratë
Aktorja e shumëpëlqyer nga publiku Arjola Demiri është goxha e angazhuar kohët e fundit në skenën artistike.
Pak ditë më parë, ajo tërhoqi shumë vëmendje me deklaratën që bëri në mbështetje të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Ndërsa sot, Arjola është komentuar pafund për fotot e realizuara plot ‘class’, në të cilat ka marrë edhe shumë komente.
Krahas tyre, ajo ka dhënë edhe një mesazh për të fuqizuar figurën e gruas, teksa thotë se nuk duhet kërkuar falje që je një grua e fuqishme.
“Unë jam një grua e fortë. Unë nuk rri rrotull duke ndjerë keqardhje për veten time dhe as nuk i lë njerëzit të më keqtrajtojnë. Unë nuk u përgjigjem njerëzve që më diktojnë ose përpiqen të më ulin. Nëse bie do të ngrihem edhe më e fortë sepse jam e mbijetuar dhe jo viktimë. Unë jam në kontroll të jetës time dhe nuk ka asgjë që nuk mund të arrij. Kurrë mos kërko falje se je një grua e fuqishme”, ka shkruar Arjola.
/abcnews.al