”Nuk je në trotuar, jetoj me një komandant lufte”, opinionistja BBVK debat të ashpër me Shqipen

Prime i dytë i ”Big Brother VIP Kosova 2” pati debate të shumta. Një ndër ta ka qenë ai i Shqipes me Azemin, ku për të qetësuar situatën ndërhyri opinionistja Anita Muçaj-Haradinaj, por kjo e fundit në qëndrimin e saj po kritikohet nga publiku.

Ajo i tha Shqipes që të bëjë kujdes pasi Azemi ka qenë ushtar, dhe si një grua e një ish-komandanti lufte, e di mirë se sa vështirë është të debatosh me ta.

“Unë jetoj me një komandant lufte, me një ushtar dhe duke e ditur që Azemi ka qenë ushtar po e zgjate muhabetin mbi tri fjalë dhe me një fjali të përbërë plotësisht ta dish që e ke humbur luftën, nuk të dëgjon më. Je në një trotuar me njerëz televizivë që duan të marrin vëmendje televizive”, ka thënë Anita.

Me këtë ajo iu referua martesës së saj me ish-kryeministrin e Kosovës dhe ish-komandantin e luftës, Ramush Haradinajn.

SHKARKO APP