Nuk ka qetësi për Cllevion. Rreh qenin LIVE, reagon Policia (VIDEO)
Fenomeni i këtij viti, Cllevio Serbiano tregoi vetë përmes një video live në Tik-Tok, dhunimin e qenit.
“Unë them do të thyj në mes, ti vazhdon. Hjade këtu, a je gango ti. Hajde këtu, ku vete tani. Nga gango na u bëre lango. Hajde pra. Apo do ikësh me vrap lart. Mos e ha bidonin. Ti do hash bidonin rri tani aty. Kështu e meriton tit ë rrish. Më shiko njëherë. Si do ia bëjmë. Do më dëgjosh mua apo do të bësh me kokën tënde. Dëgjo këtu, pse u fute këtu. Shiko njëherë. Hip sipër në shtëpi. Nuk po kupton ti akoma. Unë them hip sipër”, i thotë Cllevio. Serbiano është vënë nën hetim nga policia për këtë ngjarje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas publikimit të pamjeve filmike, referuan materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit K. A., 36 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”. 36-vjeçari është aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm”.
View this post on Instagram