“Nuk më mërzite kurrë”, Albërie Hadërgjonaj shkruan fjalët më të ëmbla për të bijën
Anxhelina Hadërgjonaj feston ditën e sotme 27-vjetorin e lindjes, dhe urimet nga miqtë dhe të afërmit kanë qenë të shumta. Disa fjalë domethënëse nuk kishte si të mos i ndante në rrjete sociale dhe e ëma, Albëria, shoqëruar me një imazh të shkrepur kohë më parë në Disneyland.
“Gëzuar ditëlindjen e vogla e mamit. Ti u rrite dhe tani ti je ajo që na përkëdhel të gjithëve sepse ty Zoti të solli në jetë për t’i dhënë kuptim jetës, dashurisë dhe respektit!!! Faleminderit që kurrë nuk më mërzite…
Ti je bekim. Urime ditëlindjen. Të dëshiroj edhe shumë vite të mbushura me shëndet, dashuri, gëzim dhe prosperitet. Të dua shuuumë!”, ka shkruar këngëtarja.
View this post on Instagram
/abcnews.al