Nuk zgjat pritja, Yll Limani publikon këngën e re
Yll Limani ka sjellë për publikun këngën e tij më të re me titull “Prite”. Projekti është punuar në bashkëpunim me producentin e tij të afërt, Fatjon Miftari, me të cilin artisti ka ndërtuar disa nga sukseset më të mëdha të viteve të fundit.
“Prite” vjen si vazhdim i serisë së projekteve të suksesshme të Limanit dhe shënon një tjetër hap në rrugëtimin e tij artistik. Me muzikën e ndjerë dhe përkushtimin e dyshes krijuese, kënga pritet të gjejë jehonë të veçantë tek publiku.
Publikimi i saj konfirmon edhe një herë vendin që Yll Limani ka fituar në skenën muzikore shqiptare, ku çdo projekt i tij shndërrohet në ngjarje.

KOHA JONË SONDAZH

