Nuset mbretërore, Meghan Markle dhe Kate Middleton bëjnë daljen e parë publike

Dy kunatat më të famshme Meghan Markle dhe Kate Middleton janë shfaqur për herë të parë bashkë në publik. Meghan dhe Dukesha Kate ishin të shoqëruara nga partnerët e tyre Princi Harry dhe Princi William për inagurimin e Forumi i Fondacionit Mbretëror në Londër. Në eventin vjetor, katërshja mbretërore u shfaqën në skenë dhe diskutuan mbi Fondacionin Mbretëror, një organizatë bamirëse që është krijuar nga Harry, William and Kate por që shumë shpejt do ti bashkohet edhe nusja e ardhshme mbretërore Meghan. Ata folën në studio për projektet e tyre aktuale dhe planet e tyre për të ardhmen. Ndërsa dy princat mbanin veshur kostume të zeza, Meghan zgjodhi një fustan blu me rrip në mes ndërsa dukesha një fustan lelja që i tregonte barkun e rrumbullakosur. Ngjarja shënon për herë të parë që ato të katër (sidomos Meghan dhe Kate) janë fotografuar së bashku, pas daljes së tyre në Ditën e Krishtlindjeve për një shërbim të kishës me Mbretëreshën.

SHKARKO APP