Nuset vip, këpucët e Xhensilës dhe Marinës kushtojnë mijëra euro (FOTO)
Gjatë këtij muaji, tre dasma vip tërhoqën vëmëndjen mediatike duke u bërë më të përfolurat e momentit. E ndërkohë që të gjthë krahasojnë dy nuset duke i vënë përballë njëra-tjetrës për të zgjedhur të preferuarën, pak persona e kanë vënë re detajin e njëjtë mes Xhensilës dhe Marinës.
Përveç modelit të flokëve, të lëshuar, voluminozë dhe me onde të mëdha, që të dyja vajzat kanë patur të njëjtën preferencë edhe për këpucët. Ato kanë zgjedhur koleksionin e fundit të markës “Jimmy Choo” për tu dukur si princesha të vërteta.
Duhet thënë se, marka “Jimmy Choo” kushton dhe nga kërkim i thjeshtë në internet, mësuam se Xhensila ka shpenzuar 3.5 mijë euro për këpucët e Hirushes, ndërsa Marina për sandalet me pupla, ka shpenzuar pak më pak, afro 1.5 mijë euro.