“Nusja nga Stambolli” kalon kufijtë e Turqisë, rekord shikueshmërie në Europën Lindore

Global Agency ka njoftuar sot se seriali “Nusja nga Stambolli” tashmë do të transmetohet në Europën Qëndrore Lindore si dhe në shtete si Greqia dhe Gjeorgjia.

Janë të shumtë vendet ku aktualisht po transmetohet seriali me protagonistë Asli Enver dhe Ozcan Deniz: në Shqipëri nëpërmjet platformës Tring, në Kroaci (Nova TV), Mali I Zi (Televizija Vijesti), Bullgari (BTV), Bosnjë dhe Hercegovinë (Hayat), Rumani (Kanal D), Gjeorgji (Rustavi 2) dhe Greqi (Mega TV).

Prodhuar nga O3 Productions, “Nusja nga Stambolli” trajton një histori të mrekullueshme dashurie të dy njerëzve që vijnë nga dy botë krejtësisht të ndryshme. Sezoni i dytë i këtij seriali vazhdon të jepet në Star TV në Turqi çdo të premte mbrëma.

“Nusja nga Stambolli” është seriali më i diskutuar jo vetëm në Turqi, por kudo ku është duke u transmetuar. Një faktor kyç për suksesin e serialit ishte padyshim aktori Ozcan Deniz i cili njihet për shkak të roleve të mëparshme të tij.

“Jemi të lumtur që po arrijmë të tjera marrëveshje për këtë serial. Kemi besuar shumë në potencialin fantastik që ai mbart që nga dita e parë e lancimit. Është kënaqësi për ne teksa shohim se kërkesa për serialet turke është gjithnjë e në rritje. “Nusja nga Stambolli” vazhdon të kërkohet nga vende të ndryshme dhe jemi shumë të lumtur që shohim se ky serial korr sukses në televizione ndërkombëtare” – ka thënë CEO i Global Agency, Izzet Pinto.

SHKARKO APP