Ofertë e çmendur për pelerinën e Messit

Në ceremoninë e dorëzimit të Kupës së Botës, Leo Messit iu vesh një pelerinë tradicionale arabe nga emiri i Katarit. E quajtur “bisht”, kjo pelerinë përdoret nga burrat vetëm në raste shumë të veçanta dhe kapiteni i Argjentinës, i veshur me të, ngriti në qiell Kupën e Botës.

Ahmed Al Barwani, një avokat nga Omani i ka ofruar Messit 1 milion $ për “bishtin”. “Miku im, Messi. Të përgëzoj për fitoren. Po të ofroj 1 milion dollarë që të më japësh atë “bisht”, shkruan në Twitter avokati.

Në një intervistë për “The National”, burri nga Omani tha se e do “bishtin” që ta mbajë në shtëpinë e tij si relikt. Për momentin, Leo Messi nuk i ka kthyer përgjigje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?