Ola debaton me Sarën për punët e fermës: Primare kam veten
Roli i Sarës si kryefermere dhe ndarja e punëve gjatë kësaj jave ka sjellë diskutime të ashpra mes fermerëve. Fillimisht kanë qenë Iliri, Moza apo edhe Malbora ata që kanë shprehur rezerva për rolin e Sarës. Po ashtu, edhe Ola ka pasur kritika ndaj kryefermeres, duke i thënë që për atë prioritet është kujdesi ndaj vetes, e më pas punët e shtëpisë.
“Më parë lyhet gruaja pastaj shtëpia. Unë prioritet kam veten, më pas punët në fermë. Sara nuk i shikon dot punëtorët e saj të ulur, i do, vetëm duke punuar”, ka thënë Ola.
Ndërsa ai që ka mbështetur Sarën në rolin e kryefermeres ka qenë Visi, i cili nuk ka pasur asnjë kritikë për ndarjen e punëve. Sipas tij, Sara e ka kryer më së miri rolin e saj. Po ashtu, edhe opinionistët e kanë vlerësuar kryefermeren.
KOHA JONË SONDAZH

