Ola është kushërira e tij? Eduart Grishaj thyen heshtjen dhe vlerëson Arbanën: Nuk jam penduar, mos e gjykoni

Mes aludimeve që qarkullojnë për Ferma Vip 3, një nga më të përfolurat është lidhja e mundshme familjare mes fermes Fabjola Elezaj dhe regjisorit të programit, Eduart Grishaj. Ky i fundit ka thyer heshtjen dhe ka reaguar publikisht për të sqaruar situatën, duke mohuar çdo lidhje farefisnore dhe duke theksuar se nuk përfshin të afërm në projektet e tij.

Grishaj pranoi se ka qenë ai që ka mbështetur përzgjedhjen e Fabiolës në spektakël, duke vlerësuar energjinë dhe potencialin e saj. Ai u shpreh se beson te mbështetja e të rinjve nga çdo krahinë dhe se një gabim në kushte presioni nuk duhet të etiketojë një person për gjithë jetën.

Nga ana tjetër, mënyra si Arbana Osmani e menaxhoi situatën u vlerësua si shembull profesionalizmi. Sipas regjisorit, reagimi i saj tregoi maturi dhe kontroll në një moment delikat, duke e kthyer incidentin në një mësim për këdo që synon ekranin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund, pavarësisht tensionit të momentit, produksioni duket se ka zgjedhur të shohë më gjerë se incidenti, duke theksuar rëndësinë e reflektimit dhe vazhdimësisë në rrugën profesionale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?