Olta flet për herë të parë për marrëdhënien me Luizin gjatë xhirimeve të “Në kuadër të dashurisë”

Olta dhe Luizi janë dy protagonistët e filmit “Në kuadër të dashurisë’ që do të nisë të shfaqet në kinema së shpejti. Xhirimet janë bërë këtë verë dhe është përfolur shumë për zënka e mosmarrëveshje mes dy protagonistëve në sheshxhirim.

Për herë të parë, Olta ka treguar se si qëndron e vërteta, gjatë një interviste për “Top Albania Radio”.

“Ne kemi folur shumë për filmin të dy gjatë xhirimeve. Unë jam përpjekur gjatë gjithë kohës me lejen e regjisorit, që ta fus në atmosferë. Si futet një aktor që nuk është aktor në atmosferë? Duke i treguar rrethanat, duke folur me të dhe duke i thënë si mendon ti ta bëjmë këtë dialog, si e ndjen ti. Për mua kishte shumë rëndësi si e ndjente Luizi dialogun dhe si energji. E merrnim këtë energji, flisja dhe unë për energjinë time e përpunonim të dy këtë energji dhe ishim gati për xhirim.Marrëdhënia ka qenë shumë politikisht korrekte. Të dy e dinim që na duhej njëri-tjetri. Ai pa mua nuk e bënte dot dhe anasjelltas as unë pa të sepse 90% ose 95% të filmit e kemi me njëri-tjetrin dhe nëse nuk do të kishim një harmoni qoftë edhe gjasme të mirë.”, pohoi Olta.

E pyetur nëse janë miq sot, Olta la të kuptohet se jo.

“Unë vazhdoj të ruaj një simpati për Luizin, vazhdoj ta kem xhan njësoj si natën e 1 prillit kur e përqafova dhe ia thashë. Tani marrëdhënia jonë ashtu është, ne nuk kemi shkuar ndonjëherë mirë që të shkojmë mirë sot. Unë e kam pranuar këtë gjë që shkojmë si macja me miun dhe jemi në rregull. Mbase kjo është e mira.”, tha ajo.

 

SHKARKO APP