Olta Gixhari largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”
Në prime-in e kaluar, Arbana Osmani shpalli ditë zie për Top Channel dhe gjithashtu i komunikoi banorëve lajmin e trishtë të sulmit ndaj televizionit ku mbeti i vrarë roja, Pal Kola.
Pas këtij lajmi, të tronditur banorët duhet të merrnin vendimin nëse do ta vazhdojnë lojën. Arbana Osmani zbuloi sonte se të gjithe kane vendosur të vazhdojnë lojën, përveç njërës, Olta Gixharit.
Ajo ka vendosur të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP. Dhe u largua!
Arsyeja është malli për djalin e saj. “Jam djegur nga malli për të dhe në këtë moment nuk ka finale në botë që të më bëjë të ndryshoj mendje”, tha Olta.
Ajo ka shprehur mungesën e djalit dhe shpesh ka pasur gjendje të rënduar emocionale. Olta ka thënë se para se të jetë lojtare e Big Brotheri-t, është nënë dhe familja për të është gjëja më e shenjtë.
“Hyra këtu që të luaj, që të bëj historinë time, të krijojë kujtimet më të bukura të jetës sime dhe mendoj që ja dola. Amari është i imi, unë e di se sa e dua, se sa më mungon. Në këto momente jam e djegur nga malli për të. Është një nga vendimet më të vështira”, tha aktorja.