Olta Gixhari: Me Berishën më ka ngelur hatri

Aktorja Olta Gixhari ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit e shumtë, të cilët janë kuriozë që të dinë sa më shumë gjëra rreth saj.

Dikush e ka pyetur në lidhje me Armina Mevlanin, të cilën e ka shoqe, por që ajo ka mbështetur Luiz Ejllin në BB VIP.

“A të ngeli hatri me Arminën që mbështeti

“Të ngeli hatri me Arminën që mbështeti Luizin më shumë dhe jo ty që të ka shoqe?”, e pyeti dikush, të cilit iu përgjigj me “aspak”.

“Aspak. Unë Arminën kam shoqe të mirë. Të gjitha shijet janë të drejta”, përgjigjet Olta, e cila më pas shton: “Kurse me Berishën po më ka ngelur hatri”.

Kjo deklaratë e Gixharit vjen një ditë para zgjedhjeve, për të cilat ka shprehur hapur votën e saj. Olta ka treguar se është simpatizante e kandidatit të PS për Tiranën, Veliajt.

SHKARKO APP