Olta merr mesazh dashurie nga bashkëshorti, Dori ka një këshillë edhe për Luizin

Aktorja Olta Gixhari surprizuar mbrëmjen e sotme me një mesazh nga bashkëshorti i saj, Dori, me të cilin janë edhe prindër të një djali, Amarit.

Në rubrikën “Big Love” ai ka dërguar një mesazh për të shoqen, duke e cilësuar atë dhuratën e tij më të bukur, ndërkohë që dy fjalë i ka pasur edhe me Luizin.

“Je dhurata ime më e bukur! Të kam jetën time dhe vdes për ty! Dhe boll me ftesa për Valencia se s’kemi hotel. Dhe thuaji Luizit të nisi gocën se nuk dilni nga aty pa ardh dita të futet dhe Amari! Të puth shumë. Doro”,-shkruan ai.

Olta u lumturua pafund nga kjo surprizë, duke mos i kursyer edhe ajo disa fjalë të ëmbla për Dorin.

SHKARKO APP