Olta përlotet: Me atë që tha Luizi i bie të dal unë! Po unë e respektoj Kiarën, por i di shumë gjëra asaj
Aktorja Olta Gixhari, ka reaguar një ditë pasi Luizi bëri deklaratën se do dilte nga shtëpia e ”BBVip 2” nëse do dilte edhe Kiara.
Ajo u shfaq sot me Dean e përlotur duke u shprehur se zgjedhja e Luizit nuk është e drejtë për të, pasi i bie të dalë jashtë. Më tej u shpreh se i di shumë gjëra Kiarës por nuk do ja thotë pasi e respekton.
”Më vjen keq për veten time. Se me atë që tha Luizi dje i bie të dal unë. Gjë që nuk ka lidhje, mund të linte televotimin. Sa i takon Kiarës i thashë edhe dje, që s’do merrem me ty. Se unë i di shumë gjëra Kiarës, po s’do merrem që ti ke bërë këtë, ti ke bërë atë se e respektoj. Shyqyr që u tërhiq, ta lëri votimin e lirë, të fitojë kush të fitojë”,-thotë ajo.