Origjina e Rita Orës jo nga Kosova, por nga…

Rita Ora njihet në gjithë botën si këngëtare shqiptare nga Kosova, por Kopi Kyçyku, biografi i gjyshit të saj Besim Sahatçiut zbulon se origjina e saj e vjetër është nga Kazazët e Shkodrës.

Orëndreqës të njohur, paraardhësit e Rita Orës kanë shkuar në Pejë të Kosovës, ku mbizotëronte kultura dhe tregëtia turke dhe mbiemri u mbeti në këtë gjuhë Sahatçiu. Rita Ora tashmë e mban mbiemrin në gjuhën e saj shqipe, si artiste e njohur me famë botërore.

Gjyshi i Rita Orës, regjisori i mirënjohur i Kosovës, Besim Sahatçiu, “është konsideruar si një korife i skenës teatrore televizive dhe filmike”. Kështu shkruhet nga Prof. dr. Akil Mark Koçi në parathënien e librin biografik “Një jetë për ekranin dhe skenën” të shkruar nga Kopi Kyçyku. Besim Sahatçiu që në rininë e tij shfaqi prirje për muzikën, më vonë u bë një nga pesonalitet më të mëdhaja të Kosovës.

Regjisor i filmave artistik, i spektakleve dhe emisioneve televizive, por edhe dramaturg, gjyshi i Rita Orës me veprën e tij ishte dhe mbetet një nga personalitet më të mëdha të kulturës kosovare. /Marrë nga Shqiptarja/

SHKARKO APP