Pa reçipeta dhe me dekolte të hapur, Jori Delli shfaqet sensuale rrugëve të Tiranës
Modelja Jori Delli ia ka dalë të shndërrohet ndër vajzat më të ndjekura të “showbizz”-it shqiptar.
Pasi përfundoi pushimet në Turqi, Jori është rikthyer në Tiranë, ku edhe në të përditshmen e saj shfaqet superseksi.
Paparaci ka mundur ta fotografojë në zonën e ish-Bllokut, ku pamja që ofronte ishte tejet sensuale.
E veshur me një bluze të shkurtër dhe me një dekolte të theksuar, Jori e kishte ruajtur pamjen e saj sportive me një palë xhins, me bel poshtë, ku dhe dukej lehtësisht një pjesë e të brendshmeve të saj.