Padia e Kanye West, këngëtari fiton rreth 10 milionë dollarë

Kanye West shënoi fitore në një beteje ligjore me kompaninë Lloyd’s of London, e cila kishte organizuar turneun e tij në vitin 2016, “Saint Pablo”.

Loyd’s of London kishte refuzuar të paguaje Kanye West, sipas kontratës, për koncertet e anuluara të tij pasi kishte përjetuar një krizë nervore.

Sipas kësaj kompania kjo krizë i kishte ndodhur për shkak të përdorimit të drogave, andaj edhe kishte refuzuar të përmbushë obligimet financiare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë asnjë raport mjekësor nuk e mbështet këtë teori, andaj edhe Loyd’s of London është pajtuar të paguajë shumicën e shumës prej 10 milionë dollarësh sa kishte kërkuar Kanye.

Swiss Digital Mobile Reklama

Palët kanë arritur një marrëveshje pa shkuar në gjykatë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?