Pak ditë pasi konfirmoi lidhjen e dashurisë, këngëtarja shqiptare ndryshon status?!
Pak javë më parë, e ftuar në Top Magazine, këngëtarja Adelina Tahiri pranoi se e ka gjetur princin e saj të kaltër që e mban si princeshë dhe është shumë e lumtur. Por akoma është e vendosur për të mos zbuluar më shumë rreth tij. Të paktën as fytyrën jo. Jetën private, Adelina e ka ruajtur me shumë kujdes, ndaj vazhdon ta mbajë me fanatizëm jashtë kureshtjes publike.
Megjithatë, foto e saj e fundit ka ngritur dyshimet se Adelina mund të ketë ndryshuar status. Në një video dhe foto në Instastory, është e dukshme unaza në gishtin e Adelinës. Por pas saj, edhe një darkë në të cilën ajo është me dy dashuritë e saj, partnerin dhe vëllanë, Edmondin, mjafton për të kuptuar se lidha e dashurisë është serioze.
Kështu, nëse akoma jo tani, së shpejti Adelina, me siguri do të jetë në një hap tjetër të ri në raportin e saj të dashurisë.