Pak kohë pas dasmës nisin problemet për çiftin, Hailey-n e shqetëson kjo gjë te Justin
Në muajin shtator, këngëtari Justin Bieber dhe Hailey Bieber u kurorëzuan në martesë në një cerominë private në Karolinën e Jugut. Vetë çifti ndau në ‘Instagram’ fotot nga martesa e tyre dhe veshjet e stiluara me shumë shije, si kostumi dhe fustani i nusërisë. Por mesa duket pas dasmës kanë nisur problemet për ta.
Burime të afërta kanë treguar për “Radaronline.com” se Hailey ka filluar të shqetësohet për shpenzimet e pakontrolluara të Justin-it. “Justin jeton si një princ. Ai dëshiron që gjithçka të jetë jashtëzakonisht e shtrenjtë, ose nuk është i lumtur. Sigurisht ai fiton shumë, por shpenzimet e tij të fundit kanë qenë të jashtëzakonshme.
Ai ka blerë një mori pronash kohët e fundit dhe vazhdimisht po shpenzon pasuri në bizhuteri, rroba, makina dhe gjithçka që sheh në internet që i duket tërheqëse. Asaj i pëlqen sa zemërgjerë dhe impulsiv është ai, por disa nga blerjet e tij kohët e fundit kanë qenë qesharake”, ka rrëfyer burimi. Ai ka treguar se Hailey është shqetësuar edhe për sjelljen e tij si adoleshent, dhe kjo nuk e bën të ndihet fare mirë.