FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pak muaj pas lindjes së djalit, Eros Grezda ndahet nga bashkëshortja

Pak kohë pas martesës, dyshja kanë vendosur të vazhdojnë të ndarë rrugët e tyre të jetës. Teksa ka zhvilluar një ‘Ask me anything, anonymously’ në Instagram një ndjekës e ka pyetur nëse ajo dhe Eros ishin ndarë. Ajsel e pohoi lajmin duke deklaruar se është e vërtetë, ku ndër të tjera thotë se ata tani i lidh vetëm djali i tyre Kian.

Çifti, që u kurorëzuan në fshehtësi, kanë fshirë fotot e përbashkëta në rrjetet sociale. Gjithashtu futbollisti dhe këngëtarja më herët kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagram. Ndërkohë Ajsel ende mban mbiemrin e futbollistit në rrjetit social. Sa i përket konfirmimit të ndarjes me tyre, bukuroshja ka shkruar në Instagram se:

Mirëmëngjes, e marr shumë shpesh këtë pyetje dhe sot po vendos t’i përgjigjem. Po, është e vërtetë që unë dhe Erosi nuk jemi më bashkë. Mua dhe Erosin tashmë na lidh vetëm djali ynë Kian, as edhe një gjë më tepër. Ky është një vendim i ndërmarrë për të mirën e djalit. Do ju lutesha të kurseheshit me komentet pasi bëhet fjalë për një fëmijë të vogël në këtë mes dhe do t’ju lutesha të mos paragjykonit pa i ditur rrethanat dhe arsyet që çuan në këtë vendim. Faleminderit!

Swiss Digital Desktop Reklama

Çifti mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë në qershor 2023.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?