Pak muaj pas ndarjes nga Channing Tatum, Jessie J konfirmon lidhjen e re
Jessie J ka konfirmuar romancën e re me Max Pham. Këngëtarja 32-vjeçare ndau disa fotografi në rrjete sociale nga momente të këndshme me balerinin e njohur. Në tetor, këngëtarja zbuloi se ajo ishte zyrtarisht beqare, duke konfirmuar kështu ndarjen me Channing Tatum, me të cilin ishte bashkë që prej vitit 2018.
Kujtojmë që pak kohë më parë, këngëtarja e mirënjohur zbuloi se pas një kontrolli që kishte kryer, kishte mësuar se kishte sindromën “Meniere”, që e bën të pamundur dëgjimin. “U zgjova dhe u ndjeva sikur isha plotësisht e shurdhër në veshin tim të djathtë, nuk mund të ecja në vijë të drejtë.
Mjekët më thanë që kisha sindromën e Meniere. Në prag të Krishtlindjes isha në spital dhe thoja “Çfarë po ndodh?”. Por jam i lumtur që shkova herët dhe ata arritën ta kuptonin shpejt se çfarë kisha. Mora mjekimin e duhur dhe tani ndihem shumë më mirë.”, u shpreh asokohe këngëtarja.
/abcnews.al