Paqe mes vëllezërve William-Harry? Personi i vetëm që mund ti bashkojë
A do të ketë paqe mes vëllezërve William-Harry? Që nga momenti kur Meghan Markle erdhi në familjen mbretërore, konfrontimet në kurorën e Mbretërisë së Bashkuar, kritikat e publikut dhe veprimet e racizmit të shfaqura ndaj Markle nuk janë ndalur. Në lidhje me këtë situatë të krijuar, princ Harry vendosi të qëndronte pranë gruas së saj dhe të mbante një distancë të caktuar nga familja mbreterore.
Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, Princi Harry dhe Princi William morën pjesë në funeralin e gjyshes së tyre. Tensionet mes vëllezërve rriten, Peter Phillips mund të veprojë si ndërmjetës për të rregulluar marrëdhëniet midis Princit William dhe Princit Harry.
Kush është në të vërtetë Peter Phillips?
Ai është djali i Princeshës Anne, ai është nipi më i madh i Mbretëreshës Elizabeth II. Sipas The Telegraph, Phillips tashmë “veproi si një paqebërës” dhe “mund ta luajë atë rol përsëri në një përpjekje për t’i bërë bashkë ata sërish”. 44-vjeçari ka një marrëdhënie të ngushtë me William dhe Harry. Phillips është anëtari i 17-të në radhën e fronit. Ai ka dy vajza me ish-gruan e tij Autumn Kelly: Savannah dhe Isla.