Parashqevi Simaku del nga spitali në Nju Jork. Transformimi i saj falë duarve të make-up artistes Eni Lena

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka dalë nga spitali në Nju Jork, ku po kurohej për shkak të një situate të rënduar psikologjike. Lajmin e mirë e ka ndarë biznesmeni shqiptar, Elton Ilirjani, i cili ka publikuar në Instagram një foto dhe video të saj.
Në pamjet e shpërndara, Simaku duket e transformuar dhe me një pamje të freskët. Ky ndryshim vjen falë duarve të talentuara të make-up artistes së njohur shqiptare, Eni Lena, e cila prej vitesh është shpërngulur në SHBA. Lena ka realizuar një grim të kuruar dhe një model flokësh të ndryshëm, duke treguar fuqinë e make-up-it për të sjellë një imazh të ri dhe të rifreskuar.
Në video, Simaku shfaqet e qetë dhe duke qeshur, një pamje që ka ngjallur emocione pozitive te ndjekësit.
“Surprizë, ia dolëm,” shkruan Ilirjani krahas postimit.
Megjithatë, ai thekson se dalja nga spitali nuk nënkupton që sfida ka përfunduar. Ai ka bërë thirrje për ndihmë në përkujdesjen e mëtejshme për Parashqevi Simakun, duke apeluar për mbështetje nga komuniteti.
“Rrugëtimi i saj sapo ka nisur. Do të shkoj t’ia jap lajmin e mirë që ajo mezi po e pret dhe do t’i çoj edhe byrek me spinaq, që e ka shumë për zemër. Por kjo nuk do të thotë që gjithçka ka kaluar. E di që kur të dalë, do të vazhdojë me dëshirat dhe mënyrën e saj të të jetuarit, por ne do të jemi aty për ta ndihmuar. Ky ka qenë një muaj i vështirë, plot dhimbje, shpresë dhe frikë, por po ia dalim,” shprehet ai.
View this post on Instagram
View this post on Instagram