Partneri i Bernardit shfaqet papritur në studio: Më pëlqen Laerti

Bernardi u bë një nga zërat më të hapur për komunitetin LGBTQ+ gjatë rrugëtimit të tij në ”Big Brother Albania Vip 4”, dhe sot është surprizuar publikisht nga partneri i tij, Enami. I ftuar në studion e “Breaking” për të ndarë emocionet pas përfundimit të eksperiencës, Bernardi nuk e priste që Enami do t’i shfaqej papritur, duke i dhuruar një moment prekës. Gjatë bisedës në studio, Bernardi nuk nguroi të bënte edhe një deklaratë që ndezi kureshtjen e publikut. I pyetur se cili do të ishte personi që do ta bënte për vete, nëse nuk do ishte i dashuruar, ai u përgjigj pa hezitim. ”Them se do ishte Laerti, sepse është një njeri shumë simpatik, i artikuluar, shumë i zgjuar dhe di se çfarë flet. Është i mirësjellshëm dhe me shumë qytetari”,-tha ai.
