Pas 13 vitesh, Stresi dhe Noizy ngjiten për herë të parë së bashku në skenë: Në këtë shesh jemi zënë, por sot…
Stresi i ka vënë “flakën” skenës mbrëmjen e së dielës në përfundimin e koncertit “Alpha Show”, ku ka performuar krah Noizyt.
Ai mori një moment nga performanca për të treguar një të vërtetë që nuk e ka ditur askush:
“13 vite më parë po te ky shesh këtu jemi zënë për herë të parë dhe po te ky shesh sot këtu jemi më të fortë se kurrë”, u shpreh reperi, deklarata e të cilit u prit me brohorima të mëdha nga fansat e tyre të flaktë.
Stresi ka performuar këngët e tij së bashku me Noizyn duke dhuruar shown që kishin premtuar prej kohësh.
Rreth një vit më parë Stresi dhe Noizy ‘bënë paqe’ dhe shpejt arritën të bëheshin shokë të ngushtë, si në fillimet e tyre. Jo më larg se pak javë më parë, komentet mes tyre në Instagram bënë xhiron e rrjetit me Stresin që i kërkonte Noizyt një kostum nga koleksioni i ri dhe Noizyn që e konsideroi atë ‘familje’.