Pas daljes së Kiarës, Luizi dhe Jori zbulojnë se njihen nga jashtë

“Ka qenë shumë kohë më parë”, pas daljes së Kiarës, Luizi dhe Jori zbulojnë se njihen nga jashtë.

Që në ditët e para të hyrjes së Jorit “Big Brother Vip Albania” u vu re afrimiteti i saj me Luizin. Dyshja patën një raport shumë të mirë deri në momentin që gjithçka u prish pasi Jori përmendi emrin e Butrint Imerit.

Mbrëmjen e djeshme, teksa banorët kanë qenë në oborr, një deklaratë e Luizit ka tërhequr vëmendjen. Mes të qeshurash, ai ka ngacmuar Jorin duke i thënë që t’i tregojnë të gjithë banorëve si janë njohur ata kohë më parë. E vendosur në siklet ka buzëqeshur duke thënë që është diçka që ka ndodhur shumë kohë më parë.
Luizi ka vazhduar ngacmimet e në përfundim ka përmendur edhe Kiarën duke i thënë që nuk duhet ta linte vetëm.

Si Jori ashtu edhe Luizi e ndërprenë aty atë temë duke mos dhënë asnjë detaj më tepër. Mbetet për tu parë nëse ky moment do të sillet në vëmendje në spektaklin e së martës për të qenë të gjithë më të qartë.

SHKARKO APP