Pas debatit me Arbanën, Adioni del në mbështetje të Fabjola Elezajt: Ola meriton një tjetër mundësi

Situata e tensionuar e ndodhur në spektaklin e së hënës në “Ferma VIP”, ku u përfshi moderatorja Arbana Osmani dhe konkurrentja Fabjola Elezaj, vijon të sjellë reagime edhe jashtë formatit televiziv.

Pas gjuhës denigruese ndaj moderatores dhe incidentit me konkurrenten Bujka, Agai vendosi që Fabjola Elezaj të kalojë në televotim, duke lënë në dorë të publikut vendimin për vazhdimin ose jo të garës së saj në reality show.

Vendimi u pranua nga vetë konkurrentja, ndërsa së fundmi ka reaguar publikisht edhe Adioni, ish-konkurrent i formatit, i cili është shprehur në mbështetje të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai publikoi një foto së bashku me Fabjolën, të njohur ndryshe si Ola, duke i bërë thirrje publikut që t’i japë asaj një mundësi të dytë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Perfeksioni nuk ekziston, gabimet falen, Ola e meriton ta vazhdojë garën!”, shkroi Adioni në reagimin e tij, duke theksuar se gabimet janë pjesë e natyrës njerëzore dhe mund të falen.

Ngjarja ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa publiku pritet të vendosë për fatin e konkurrentes në televotimin e hapur nga produksioni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?