Pas deklaratave të Taylor Swift reagon Joe Jonas

Në vitin 2008 këngëtarja Taylor Swift dhe këngëtari Joe Jonas ishin në një lidhje që më pas përfundoi prej tij me një telefonatë 25 sekondëshe.

Asokohe Swift në moshë adoleshente e përjetoi shumë keq këtë ndarje dhe e ndau në emisionin e Ellen DeGeneres.Pas shumë vitesh në po të njëjtin emision Swift u shpreh se ky moment ishte nga më të këqinjtë për të, se ishte vetëm një adoleshente dhe nuk duhej të bënte një deklaratë të tillë.

Pas deklaratës së saj javët e fundit ka reaguar edhe këngëtari Joe Jonas i cili ka thënë për atë kohë se u ndje mirë që këngëtarja u shpreh:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është diçka që edhe unë ndihesha keq me veten time kur kam qenë më i ri, por në fund të ditës, e vazhdova jetën. Mendoj se edhe Taylor ka bërë të njëjtën gjë. Kemi qenë shumë të rinj”, -ka thënë Joe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tashmë secili prej tyre ka ndërtuar lidhje me partnerë të tjerë dhe mes njëri-tjetrit kanë marrëdhënie miqësore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?